Shqipëria

“Loti 2” i projektit të “Unazës së Madhe”, ARRSH-ja njofton: Aksi rrugor ku duhet të devijohet kalimi


“Duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së 24 nëntorit deri në 06:00, gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore – krahu i pallateve – nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku ka njoftuar qytetarët për të devijuar kalimin në këtë aks rrugor.

“Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”, shkruhej në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe rrugë

Po ashtu nga ARRSH-ja theksohet se nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.

ARRSH-ja, në përfundim ka theksuar se punimet po kryhen për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Lotit 2, të projektit të “Unazës së Madhe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore