Lajme

Lista Serbe: Gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë, pasojë e politikave të Tadiçit


Përfaqësuesit politik të Listës Serbe

Lista Serbe në Kosovë, akuzon ish-Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç se ngjarjet në Veri të Kosovës janë pasojë e politikës “katastrofale” të tij derisa ai ishte President në periudhën kur Kosova e kishte shpallur pavarësinë e saj.

“Tadiç, tregoi më së miri se sa dhe si e mbrojti popullin serb kur iku në Rumani, ndërsa Kosova po shpallte pavarësinë”, thuhet në deklaratën e tyre, raporton portali i afërt me qeverinë serbe, Novosti.

Sipas tyre, Tadiç, atë botë kur Njësitet Speciale të Kosovës kishin organizuar një aksion në Veri të vendit, ai gjendej në Ukrainë për ta përcjellë një ndeshje të futbollit.

“Ujku pallton e ndërron por jo karakterin”, duke iu referuar Tadiçit, thuhet në deklaratën e tyre.

“Tadiç është gati të shesë njerëzit e tij në Kosovë për interesat e tij të vogla të ryshfetit”, përfundon deklarata.

Prandaj, sipas Listës Serbe, kjo është arsyeja pse serbët në Kosovë i besojnë pa rezerva Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili lufton “ditë e natë për interesat e tyre”, ndërsa Tadiç “ikën nga vendi kur ata rënkojnë”.

ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore