Shqipëria

Lihen në burg 6 të arrestuarit që kishin planifikuar vrasjen në Vlorë


Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Emirjana Dimo, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Santilno Bashon dhe Mariglen Aliaj.

Kurse për katër të tjerët arrest me burg 45 ditor.

Ata dyshohen se janë anëtarë të një grupi kriminal.

Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, 2 shtetasit u kapën në flagrancë, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

Ndërkohë, në pranga ranë edhe 4 shtetasit e tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2 mijë e 600 euro dhe 8 celularë.

Referuar vendimit të gjykatës, për Satilno Basho u caktua masa ‘arrest me burg’ pasi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu “arrest me burg” edhe për Mariglen Aliaj pasi mbi të rëndon po e njëta akuzë.

Sakaq, për Bruno Shehi, Kevin Metaj, Mehmet Hoxha dhe Beraldo Xhindi – të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, masa e sigurimit  është caktuar “arrest me burg”, me afat 45 ditor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore