Sport

Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit mbështet Gramoz Vokrrin për kryetar të FFK-së


I biri i ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrrit, Gramozi, edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme ka hedhur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai ka dorëzuar gjatë ditës së sotme kandidaturën në FFK, teksa ka thënë se ka përkrahjen e 16 delegatëve për kryetar të ardhshëm të FFK-së.

Pas kandidimit të tij edhe klubet e Rajonit të Gjilanit (në përjashtim të klubit, Gjilani) kanë dalë në përkrahje të Gramozit.

Klubi i Superligës, Drita me delegatët, Valon Zymeri dhe Feti Murseli, po ashtu edhe klubet e Ligës së Parë, Vllaznia e Pozharanit, Kika dhe Vitia me delegatët Shpend Musa, Naim Biqku dhe Mirsad Sylejmani.

Në letër është edhe emri i kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Malazog Hoxha.

Zgjedhjet për të parin e FFK-së do të mbahen më 6 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore