Përballje

Leipzig – Liverpool, rikthehen emocionet e Champions League


Në “Puskas Arena” të Budapest-it sonte rikthehet himni i Champions League pas dy muajsh.

Leipzig pret kampionët në fuqi të Anglisë, Liverpool-in, për ndeshjen e parë të kësaj përballje.

Fillimisht ndeshja ishte e paraparë që të luhet në Gjermani.

Për shkak të versionit të ri të COVID-19 që ka shpërthyer në Angli, dhe ndalimit nga Gjermania për udhëtarët nga ishulli, ndeshja u vendos të luhej në një lokacion tjetër.

Leipzig ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit , kurse Liverpool në anën tjetër ka humbur pesë nga shtatë të fundit.

Dy ekipet vijnë më nga pesë mungësa.

Te Leipzig mungojnë: Szoboszlai, Forsberg, Laimer, Hartmann, Henrichs.

Te Liverpool mungojnë: Gomez, Jota, Keita, Matip, Van Dijk.

Ndeshja fillon në orën 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore