Sport

Laçi pezullon Nwabueze-n


Klubi i Laçit ka pezulluar sulmuesin kryesor të ekipit, Kyrian Nwabueze-n pas sherrit të nisur prej tij në Ballsh. Sherri i nisur nga amerikano-nigeriani përfundoi me përfshirjen e lojtarëve dhe stafeve përkatëse.

Në ndeshjen e javës së 19, të Kategorisë Superiore, Nwabueze goditi një nga lojtarët e Bylisit, i cili po merte ndihmën mjekësore dhe më pas gjithçka shkoi anti fair-play.

Laçi ka njoftuar në mediat sociale, pezullimin e përkohshëm të sulmuesit, deri në pritje të vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore