Sport

La Liga, mesjava në mesin e çmendurisë


Gjithçka që ka ndodhur ditëve të fundit në një mënyrë ose tjetrën ka larguar të gjithë fokusin nga futbolli i luajtur, duke e përqendruar atë krejtësisht jashtë saj.

Në mesin e gjithë këtij kaosi, futbolli i luajtur nuk ndalet dhe kthehet me ndeshje shumë të rëndësishme.

Të tilla janë edhe ndeshjet e La Liga-s që zhvillohen sot për javën e 32-të.

Në fokus kryesor pa dyshim janë mbretërit e Real Madrid-it.

Skuadra e Zidane viziton Cadiz-in në tentativë që të kthehet te fitoret pas barazimit të papritur ndaj Getafe-s.

Përsëri madrilenët janë të goditur nga mungesat. Kroos, Modric, Valverde, Mendy, Hazard, Lucas dhe Ramos nuk janë në dispozicion të Zidane-it.

Cadiz-i në anën tjetër vjen në këtë ndeshje pa Alex, Perea dhe Quezada. Ekipi vendas fitonte ndeshjen e fazës së parë të sezonit përballë Real Madrid-it.

Sevilla viziton Levante-n për të mbajtur hapin me kryesuesit duke shpresuar deri në fund që të jetë befasia e titullit.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Osasuna-Valencia, 19:00

Betis-Athletic, 20:00

Alaves-Villarreal, 21:00

Elche-Valladolid, 21:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore