Shqipëria

Kushi: Më 15 gusht nis regjistrimi i nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta në e-Albania


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Evis Kushi, përmes një postimi në median sociale Facebook, ka njoftuar rihapjen e portalit e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta që nga 15 gushti.

“Prindërit mund të plotësojnë formularin në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme, pasi tashmë këtë gjë e bëjnë vetë shkollat”, shkruan ministrja.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se po punohet me strukturat dhe me AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave.

Kushi sqaron se, në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit.

Kjo realizhet pas miratimit nga Zyra Vendore Arsimore përkatëse nëse më parë është bërë kërkesa brenda periudhës 15 – 30 gusht, nga ana e prindërve. Ata duhet të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit.

“Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi”, thekson ministrja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore