Përballje

Kush do jetë ndjekësi i vërtetë i Manchester City-t? Chelsea dhe Liverpool përballen sot


Të shtunën, ndeshja Arsenal – Manchester City e nisi vitin e elitës së futbollit anglez në mënyrë spektakolare.

Edhe pse mes polemikash, skuadra e Manchester City-t arriti të sigurojë fitoren në sekondat e fundit përballë një Arsenal-i të rilindur.

Tani, me dhjetë fitore radhazi, ata janë përkohësisht, 11 pikë më shumë se Chelsea me një ndeshje më shumë – 12 pikë më shumë se Liverpool me dy ndeshje më shumë.

Pikërisht këto dy skuadra gjatë ditës së sotme do të përballen me njëra-tjetrën.

Me fillim në orën 17:30, në “Stamford Bridge”, të përzgjedhurit e Tuchel presin të përzgjedhurit e gjermanit tjetër, Jurgen Klopp.

Chillwell, Christensen, James për shkak të lëndimit janë mungesat e bluve, por me shumë mundësi edhe Romelu Lukaku – pas komenteve të belgut në media.

Adrian, Elliott, Phillips, Robertson dhe Thiago janë mungesat e Liverpool-it.

Chelsea nuk po humbet – por as nuk po fiton. Blutë kanë barazuar tri nga pesë takimet e fundit, duke humbur shumë terren në luftën për titull.

Me një fitore të mundshme përballë Liverpool-it, ata kërkojnë që të rifitojnë motivin dhe të mos humbin në total shpresën.

Liverpool në anën tjetër vjen pas humbjes kundër Leicester, dhe kërkon që sot të rikthehet te fitorja përndryshe – do të përfshihen në luftën për Evropën dhe jo për titullin.

Historia thotë që këto dy skuadra nuk mund të parashikohen. Ndeshjet mes Liverpool dhe Chelsea janë shumë të barabarta dhe shpesh herë përfundojnë edhe kështu.

Një barazim gjatë ditës së sotme normalisht që nuk mund të përjashtohet, por presion për të vënë nën presion skuadrën e City-t, është i madh.

Përveç kësaj ndeshje, gjatë ditës së sotme zhvillohen edhe tri takime të gjitha me fillim në orën 15:00. Ato janë:

Brentford – Aston Villa

Everton – Brighton

Leeds – Burnley

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore