Shqipëria

Kurbin: Ekzekutohet një 60-vjeçar pranë një banke


Në orët e para të 1 nëntorit një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kurbin, pasi një ish-punonjës policie është vrarë me armë zjarri pranë një banke.

Xhelal Reçi, 60 vjeç, ka gjetur vdekjen nga plagët e marra, por ende nuk dihet dinamika e ngjarjes.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën. Në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon puna nga ana e autoriteteve për kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë së Komisariatit Kurbin janë nisur grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sa i takon zhvillimeve të ngjarjes, autoritetet kanë gjetur një automjet të djegur i cili dyshohet se është i autorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore