Sport

Kur politika del kundër sportit


Kryeministri i Anglisë, Borris Johnson, do të takohet me udhëheqës të Asociacionit të Futbollit dhe Premier League-s, po ashtu dhe përfaqësuesit e tifozërive, për të diskutuar mbi Superligën.

Ligën në të cilën përfshihen këto 12 skuadra, Boris e përshkruan si të “çmendur”.

12 klubet të cilat e krijuan këtë ligë përballen me kritika të shumta pasi zyrtarizuan propozimin për këtë kompeticion.

Ata insistojnë që e gjithë kjo po bëhet për “ta shpëtuar futbollin”.

Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez, tha që vendimi për të krijuar këtë ligë erdhi pasi njerëzit filluan të humbin interesin për futbollin.

“Audienca po ulet dhe të drejtat televizive po paguajnë më pak. Jemi të shkatërruar. Televizioni duhet të ndryshojë që ne të përshtatemi”.

14 klubet e Premier League-s që nuk marrin pjesë në këtë lig sot do të mbajnë një mbledhje për të konfirmuar qëndrimin e tyre.

Fansat dhe analstat kanë shprehur mllefin e tyre në çka ata e konsiderojnë si një kompeticion të padrejtë.

Si “dyqan të mbyllur” e ka konsideruar një ministër i Boris Johnson-it këtë ligë.

Me planet e paraqitura të dielën, klubet që janë krijuese të Superligës, do të jenë pjesë e formatit gjithnjë.

Sot më 20 prill, Boris Johnson takohet me të gjithë organet e nevojshme për të diskutuar mbi vlefshmërinë e Superligës.

Kryeministri anglez ka dal me një deklaratë të qartë që nuk e mbështet këtë format dhe do të bëj gjithçka për ta ndalur atë.

Kjo qështje pritet të paraqitet në Parlamentin Evropian, pasi shumë pozita të larta politike në Evropë dolën kundër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore