Lajme

Kupina për Albanian Post: Në ora 19:00 mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare


Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Në ora 19:00 këtë të mërkure do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Por, Kupina nuk ka dhënë dhënë më shumë detaje dhe nuk dihet se për çka do të diskutohet.

Ndërkaq të martën e 22 shkurtit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një cicërime në Twitter ka deklaruar se qëndron me Ukrainën në sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, pas njohjes së dy republiave të vetë-shpallura pro-ruse nga Federata e Rusisë.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të plotë të Rusisë”, shkroi MPJ.

“Putini edhe njëherë po shpallë luftë kundër demokracisë paqësore. Ai ka qenë duke shpallur luftë hibride kundër demokracive në Evropë qe shumë vite. Bota e lirë duhet të reagoj me vendosmëri kundër Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, shkruan në Ministria e Jashtme në Twitter.

Të martën edhe në këtë Kuvendin e Kosovës u diskutua për këtë çështje.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe tashmë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka potencuar se Kosova nuk duhet të ketë një pozicion të ngurtë karshi ngjarjeve në Ukrainë dhe se Kuvendi i Kosovës në koordinim me Qeverinë duhet ta mbështesin sovranitetin, integritetin territorial në kufijtë ndërkombëtar të Ukrainës.

Enver Hoxhaj

Ai madje ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe të vendos sanksione ndaj federatës ruse, ashtu si në vitin 2014 kur ekzekutivi ka vendosur sanksione ndaj këtij shteti, pas aneksimit të Krimesë.

“Vendimi i djeshëm i Presidentit Putin nuk është asgjë tjetër veçse i barabartë me vendimin e vitit 1938 për aneksimin e Çekoslovakisë, preteskt për okupim ushtarak dhe grabitje të një territori të një shteti fqinj”, ka thënë Hoxhaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

“Ne si deputet të Kuvendit të Kosovës për shkak të historisë por edhe për shkak të kauzës tonë të drejtë duhet të jemi solidar në këto momente me Ukrainën”, ka pohuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore