Përballje

Kundërshtarët e ardhshëm të Manny Pacquiaos


Bokseri legjendar filipinas, i cili është i vetmi që ka tetë divizione të fituara në historinë e boksit, Manny Pacquiao do të zgjedhë duelin e radhës para se të kandidojë për president në Filipine.

42 Vjeçari Pacquiao ka një rekord prej 62 fitoreve, 7 humbjeve dhe tre barazimeve. Ai dy ndeshjet e fundit të karrierës së tij do ti vendos shumë shpejt. Ndeshja e parë po synohet javën e fundit të prillit ose javën e parë të majit. Do të ishte e para për Pacquiao që nga korriku i 2019, kur ai mundi Keith Thurman me vendim nga gjyqtarët për titullin botëror në kategorinë e Welterweight (peshat 67-70 kg).

Një nga ndeshjet mund të jetë dueli mes Manny Pacquiao  dhe Errol Spence.

Spence është i interesuar që të marr dhe titullin e tij të tretë kundër Pacquiao. Spence ka një rekord me 27 fitore e asnjë humbje, dhe 21 nga 27 fitoret ishin nokaute nga amerikani.

Ndërsa, njëri nga duelet më interesante do ishte mes Manny Pacquiao  dhe amerikanit Terrence Crawford.

Crawford konsiderohet si kundërshtari më i denjë për filipinasin. Ai është në kërkim të titullit të tij të dytë, dhe askush nuk do ishte kundërshtar më i mirë se Pacquiao për ta arritur titullin.

Crawford ka një rekord fantastik prej 37 fitoreve dhe asnjë humbje. Ai ka fituar 28 herë me nokaut, dhe do ishte një kundërshtar problematik për filipinasin.

Pacquiao po ashtu beson që kjo ndeshje do të kushtonte 40 milionë, por kjo shifër duket e pamundur për shkak të kufizimeve që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Kundërshtar tjetër i mundshëm për Manny Pacquiaon është 22 vjeçari Ryan Garcia.

Garcia shquhet për shpejtësinë e tij dhe ka një rekord impresiv me 21 fitore dhe asnjë humbje, ku ka fituar me nokaut 18 herë.

Ai po ashtu ka postuar në instagram se do luftojë kundër Pacquiaos, por këtë e mohoj Eric Gomez i cili është president i “Golden Boy Promotions”, të cilët promovojnë ndeshjet e boksit dhe arteve martiale.

“Ajo ndeshje nuk do të ndodhe, na kontaktuan por nuk ka çfarë të flitet për atë ndeshje”, kishte thënë Gomez për ESPN.

Prononcimi i ndeshjes së radhës së Pacquiaos pritet në javët në vazhdim. Po ashtu, Pacquiao si president do ishte diçka që nuk është parë më herët në histori.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore