Shqipëria

Kumbaro për mbetjet: Përveç rahbilitimit nis puna e edukatorit për qytetarët


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka parë nga afër rehabilitimin e venddepozitimit të përkohshëm të mbetjeve në Skrapar.

Kjo e fundit sipas saj ishte shndërruar në “gangrenë mjedisore”. I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Skrapar, ku së bashku me Umbaron vendosën theksin se ky investim redukton jo vetëm ndotjen, por përmirëson peizazhin duke rritur standardet e shërbimit të turizmit në zonë.

Nga atje Kumbaro bëri thirrje që të gjithë qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe lufta e pushtetit vendor dhe qendror do të jetë edukues dhe ndëshkues.

“Të gjithë vizitorët duhet të tregojnë kujdes me hedhjen e mbetjeve në rrugë. Duhet ta mbajnë mjedisin si shtepinë e tyre”, tha Kumbaro në fjalën e saj.

Në përfundim ajo theksoi se menaxhimi i mbetjeve është detyrë e bashkive ndërsa mbajtja pastër e mjedisit është detyrë e secilit prej nesh

“Ne tashmë duhet të bëjmë edhe punën e edukatorit”, ie përmbylli mesazhin ministrja Kumbaro.

Më 15 dhjetor Kumbaro ka prezantuar edhe mënyren se si mund të denoncohen ‘krimet mjedire’ në ‘Komisariatin Digjital’.

Ajo në çdo dalje publike ka bërë me dije se masat penale shkojnë deri në heqje lirie për krimet mjedisore dhe trajtohen njësoj si vrasjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore