Shqipëria

Kumbaro për projekt-buxhetin 2022: Prioritet menaxhimi i mbetjeve, fillim-viti me projekt për portat hyrëse


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se prioritet i projekt-buxhetit të vitit 2022 do të jetë menaxhimi i mbetjeve në të gjithë territorin.

Për ministren Kumbaro, kjo nismë do të jetë një urë që do të mbështesë zhvillimin e turizmit përmes agjencive qeveritare.

Ajo ravijëzoi se mjedisi është mbështetur në mënyrë të pazakontë krahasuar me vitet e tjera.

“Kemi detyrim përpara qytetarëve për të pasur prioritet mbetjet”, tha Kumbaro.

Ministrja foli dhe për një fond rezervë, i cili do të vendoset në ndihmë të bashkive, por do të funksionojë në bazë të performancës së tyre.

Kur foli për prioritete, Kumbaro vuri theksin te bashkitë bregdetare.

“Në përgatitje të sezonit turistik, do të kemi një projekt për të rikualifikuar pikat hyrëse në kufijtë e Shqipërisë. Kjo, për t’u dhënë turistëve ndjesinë e mirë të parë, sa të hyjnë në vend”, përmbylli deklaratën Kumbaro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore