Sport

Kukësi zyrtarizon një kroat dhe një malazez


Klubi i Kukësit ka njoftuar dy transferime të reja për sezonin e ri. Malazezi Alija Krniç-i dhe kroati Edi Basa janë dy lojtarët më të rinj te skuadra verilindore.

Krniç-i është 23-vjeçar dhe vjen me parametra zero nga ekipi i Javor-Matis në Superligën e Serbisë, ku u aktivizua në gjashtë muajit e fundit.  Ai luan si sulmues i krahut të djathtë dhe sulmues i dytë.

Malazezi ka firmosur kontratë dyvjeçare me Kukësin.

Basa vjen nga ekipi i Borec Veles-it në Prva Liga te Maqedonisë së Veriut. Edhe ky transferim është me kosto zero për Kukësin.

27-vjeçari, në sezonin e fundit, është aktivizuar në 11 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste. Ai përshtatet në të gjitha pozicionet e sulmit.

Sulmuesi kroat ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Kukësin, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore