Sport

Kukësi fiton sfidën përballë Vllaznisë


Në javën e derbit të kryeqytetit, Tirana – Partizani, u zhvillua edhe një ndeshje shumë interesante.

Në Kukës, vendasit e pritën Vllazninë në një ndeshje shumë të rëndësishme për pozitat Evropiane, por jo vetëm.

Kukësi arriti fitoren e sigurt, duke mos e diskutuar atë në asnjë moment gjatë takimit.

Shqiprim Taipi shënoi në pjesën e parë.

Pas 30 minutave dominim, Taipi e gjeti rrugën e rrjetës për të dërguar veriorët në pushimin mes pjesëve me epërsi 1-0.

Edhe në pjesën e dytë, Kukësi ishte shumë solide në mbrojtje, duke krijuar disa mundësi përpara.

Edison Ndreca shënoi shtatë minuta para fundit për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Vllaznia në fund mbeti me dhjetë futbollist, duke treguar qartë nervozizmin e humbjes.

Kukësi ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 11 pikë, aq sa kanë Tirana dhe Teuta para tyre.

Vllaznia mbetet në vendin e katërt, me nëntë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore