Lajme

Krasniqi: Kurti po përpiqet ta fsheh të vërtetën e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti është duke bërë përpjeke që të pengojë iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Këtë reagim kreu i PDK-së, e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Kjo nuk është vetëm përpjekje për të shmangur transparencën si parim, por edhe përpjekje direkte për të fshehur të vërtetën dhe për të shmangur transparencën si obligim”.

“Qytetarët e Kosovës, të cilëve ZRRE-ja me bekimin e qeverisë Kurti ua ka rritur faturat e energjisë elektrike, kanë të drejtë të kuptojnë dhe duhet ta kuptojnë se në cilat linja, konkretisht për çfarë dhe se si janë shpenzuar mbi 100 milionë euro nga taksat e tyre”, ka shkruar ai.

Kuvendi i Kosovës.

Krasniqi, ka paralajmëruar se do të mbledhin nënshkrime nga opozita për themelimin e këtij Komisioni.

“Këtë të drejtë, pushteti mund të jetë përpjekur t’ua mohojë dje, por ne s’do ta lejojmë një padrejtësi të tillë. Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, do të mbledhin nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor lidhur me këtë çështje”.

Krasniqi shtoi se refuzimi i kësaj mazhorance, “konfirmon se nuk kemi të bëjmë vetëm me dyshime të bazuara, por me të vërteta që duhet t’i dinë qytetarët, e të cilat pushteti po tenton t’i evitojë”.

Ndër të tjera, ai ka shtuar edhe pyetje ndaj ekzekutivit të Kosovës.

“Transparenca është karakteri i një qeverisjeje. Një pushtet që proklamon veten si pushtet i drejtë, përse do të duhej të frikësohej nga transparenca?”.

Më 28 mars, Kuvendi i Kosovës, nuk ka miratuar Komisionin për Hetimin e menaxhimit të krizës energjetike.

Me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo pikë është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), por iniciativën e PDK nuk e votuan deputetët e pushtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore