Për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sot Kuvendi do të mbajë seancë solemne.
Seanca për 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të mbahet në ora 11:00.
Për nder të 14-vjetorit të shtetësisë së Kosovës do të mbahen një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet qendrore dhe ato lokale.
Ceremonitë për nder të kësaj dite do të fillojnë me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti.
Manifestimi qendror do të jetë parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë solemne.
Të gjitha Komunat kanë organizuar aktivitete që nisin me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve si dhe janë paralajmëruar seanca solemne të Kuvendeve Komunale.
Mëngjesin e sotëm krerët e shtetit dhe përfaqësues të partive dhe institucioneve qendrore e lokale do të bëjnë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz dhe Skenderaj, shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, Reçak dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Krerët e vendit do të kenë edhe një pritje shtetërore me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Gjatë ditës janë paralajmëruar edhe një sërë aktivitetesh sportive dhe kulturore në të gjithë vendin.
Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pezullohen negociatat për pengjet në Gaza
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten