Sport

Kosova U21 mposhtet nga Anglia


Kosova ka humbur ndeshjen e parë në kualifikueset për EURO U21 të vitit 2023.

Dardanët e rinjë nuk arritën që të krijojnë probleme për Tre Luanët.

Ndeshja filloi më mirë për kundërshtarët që vetëm pas 11 minuta gjetën golin.

Ishte sulmuesi i Sheffield United, Rhian Brewster, i cili u tregua i saktë nga penalltia për t’i dhuruar epërsinë vendasve.

Pak para se të mbyllej gjysmë ore lojë, Anglia shënoi përsëri.

Ishte sulmuesi i Manchester City-t, Cole Palmer, ai i cili shfrytëzoi asistimin e Conor Gallagher për të dyfishuar shifrat.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Anglinë që morri tre pikët në fitoren 2-0.

Ndeshjen tjetër, Dardanët U21 e zhvillojnë përballë Çekisë më 7 tetor.

Këtë muaj Kosova e mbyllë me tre pikë, aq sa kanë edhe Anglia, Sllovenia dhe Shqipëria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore