Sport

Kosova U21 e gatshme të përballet me Estoninë


Energji pozitive po vazhdon të mbretërojë në Kombëtaren U21 të Kosovës.

Dardanët e rinj, si asnjëherë tjetër po përgatiten që të shënojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese që e zhvillojnë kundër Estonisë, të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova U21 e ka ekipin e kompletuar i cili përbëhet nga futbollistë vendor dhe ata të ardhur nga skuadrat evropiane, të cilët janë komponuar dhe përgatitur mirë për të shënuar fitore në ndeshjen e parë drejt Evropianit 2024.

Përgatitjet e deritashme kanë shkuar për së mbari dhe si rrjedhojë, përzgjedhësi Tovërlani ka bindje të mira për takimin e 20 qershorit.

Ai pas stërvitjes së sotme tha se problemi i vetëm ka qenë moti jo i mirë por kjo nuk i ka penguar të realizojnë të gjitha përgatitjet e tyre dhe shpreson që të martën përveç punës dhe përkushtimit të kenë edhe fatin në anën e tyre.

Nga ana tjetër Besfort Zeneli pohoi se atmosfera është shumë e mirë dhe se do të japin maksimumin kundër Estonisë.

Etnik Brruti kërkoi përkrahjen e Dardanëve, teksa theksoi se në “Fadil Vokrri” do të luajnë për fitore.

Kosova U21 – Estonia U21 zhvillohet të martën nga ora 20:00, derisa hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore