Lajme

Koreja e Veriut “nuk i përgjigjet” thirrjeve të SHBA-së


Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se është përpjekur të kontaktojë qeverinë Koresë së Veriut, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Sipas zyrtarëve Washington-i është përpjekur të kontaktojë Pyongyang-un në disa mënyra për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.  Në tri takimet e zhvilluara midis paraardhësit të ish presidentit Biden dhe Koresë së Veriut u arrit shumë pak.  Bisedimet për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore dështuan .

Kjo ishte kërkesa kryesore e SHBA-së dhe e fuqive të tjera perëndimore.

Media shtetërore e Koresë së Veriut ende nuk ka pranuar që Joe Biden është tanimë presidenti i SHBA-së.

Një zyrtar amerikan  tha për agjencinë e  lajmeve Reuters se ishin zhvilluar “përpjekje të shumta” për t’u angazhuar me Korenë e Veriut, por gjatë 12 muajve të fundit nuk pati asnjë kontakt domethënës. Në këtë periudhë përfshihet edhe periudha e Donald Trump si president i SHBA-së.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka vazhduar të theksojë aftësinë ushtarake të vendit të tij, duke pretenduar zhvillimin e raketave më të sakta me rreze të gjatë, koka super të mëdha, satelitë spiunë dhe një nëndetëse me energji bërthamore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka vazhduar të theksojë aftësitë ushtarake të vendit të tij, duke pretenduar zhvillimin e raketave më të sakta me rreze të gjatë, predhave të mëdha, satelitëve spiunë dhe të një nëndetëseje me energji bërthamore.

Në të njëjtën kohë Kim Jong-un  i ka bërë thirrje SHBA-së të heqë dorë nga “politikat e saj armiqësore” .

Ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut pritet të shfaqen dukshëm gjatë vizitës së kësaj jave në Japoni dhe Korenë e Jugut nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut u krisën në vitin 2017, kur Koreja e Veriut testoi raketa me rreze të gjatë, të cilat ishin të afta të godisnin të gjitha qytetet amerikane.

Tensionet u lehtësuan, ndërkohë që  Trump vuri bast për zhvillimin e një raporti personal me liderin e Koresë së Veriut.

Takimet e zhvilluara, duke përfshirë samitet në Singapor dhe Vietnam, nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet lidhur me  çarmatimit bërthamor dhe sanksionet. Shtetet e Bashkuara kundërshtuan kërkesat e Koresë së Veriut për heqjen e sanksioneve në këmbim të vetëm një reduktimi të pjesshëm të aftësive bërthamore.

Koreja e Veriut aktualisht është shkëputur nga bota e jashtme më shumë se kurrë më parë. Kufijtë e saj janë mbyllur për më shumë se një vit për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Tregtia me aleatin e saj kryesor, Kinën është zvogëluar me më shumë se 90% gjatë muajve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore