Kosova

Gërvalla ligjëron në ShBA për influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon dhe rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore


Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C mbajti një ligjëratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy and Policy”, ku u adresuan fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Sipas njoftimit për media të MPJ-së, gjatë diskutimit, Gërvalla theksoi shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, si dhe rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore.

“Ajo gjithashtu bëri një thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën kundër propagandës, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që kërcënojnë jo vetëm Ballkanin Perëndimor por gjithë Evropën”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim theksohet se Gërvalla shprehu përkushtimin e Kosovës për të përforcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Diskutimi në Institutin “The New Lines” u përshëndet nga diplomatë, studiues dhe gazetarë të pranishëm duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë globale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore