Lajme

Korea e Jugut, qeveria zgjat kufizimet


Qendër vaksinimi në Korean e Jugut

Kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Boo-kyum, të premten e 6 gushtit ka njoftuar se kufizimet në vend do të zgjaten me dy javë të tjera.

Ky vendim ka ardhur pasi qeveria po përballet me shpërthime të reja infeksioni në mbarë vendin.

Qeveria shtrëngoi kufizimet javën e kaluar në pjesën më të madhe të vendit përpara periudhës së pikut të pushimeve verore të vendit.

Seoul dhe rajonet përreth kanë ndaluar tubimet private të më shumë se dy personave pas orës 6 pasdite. Çdo tubim i më shumë se katër personave është i ndaluar në pjesën tjetër të vendit.

Kim tha se kufizimet ishin vendimtare për të shuar rastet dhe për të siguruar një rihapje të sigurt të shkollave në dy javë.

Ekspertët shëndetësorë kishin bërë thirrje për rregulla më të ashpra të distancës shoqërore, pasi numri i rasteve të reja me COVID-19 u dyfishua në tre javë.

Kjo thirrje u nxit kryesisht nga të rinjtë e pavaksinuar. Si dhe nga ritmi i ngadaltë i vaksinimit.

Shkalla e vdekshmërisë mbetet relativisht e ulët në 1.02%, ndërsa rastet e reja u rritën nga shtatë në 376 që nga e enjtja.

Sipas presidentit të Shoqërisë Koreane të Epidemiologjisë, Lee Soon-young, kjo rritje ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit Delta. Kjo e fundit është më e transmetueshme dhe përhapet më lehtë.

Vendi ka vaksinuar me një dozë të paktën 40% të popullsisë së saj prej 52 milionë. Ndërsa 14.7% e popullsisë janë vaksinuar plotësisht.

Qeveria ka njoftuar se synon ta rrisë numrin në 70% deri në muajin e ardhshëm. Deri më tani vendi ka parë 2 mijë e 113 vdekje që nga shfaqja e pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore