Sport

Konfirmohet data e ndeshjes Anthony Joshua – Oleksandr Usyk


Anthony Joshua do të vëj në linjë titujt e tij IBF, WBA dhe WBO për peshat e rënda në ndeshjen kundër Oleksandr Usyk.

Ndeshja do të zhvillohet më 25 shtator, në “Tottenham Hotspur Stadium” në Londër.

Në përballjen e tij të fundit, Anthony Joshua dominoi dhe pastaj e rrëzoi në tokë Kubrat Pulev-in për të kompletuar një nokaut në raundin e nëntë.

Takimi me Rublev ishte i fundit për Joshua-n në Angli që pas fitores së tij përballë Alexander Povetkin në shtatë raunde, në shtator të vitit 2018.

Joshua është atraksioni më i madh për ndeshjet e peshave të rënda. Britaniku ka arritur të gjejë stadiume plot anë e mbanë botës.

Në Londër, ai do të zhvillojë takimin e tij numër pesë në stadiume futbolli.

Aty, Joshua do të kërkojë të shkruaj më shumë histori, ku përballet me kundërshtarin të cilin e mundi për të fituar titullin WBO.

Ukrainasi Usyk, lëvizjen në peshat e rënda e bëri pas dominimit në këto pesha në kategorinë ‘junior’.

Qeveria angleze pritet të lejoj stadiumin “Tottenham Hotspur” të mbushet në kapacitetin e tij të plot prej 60 mijë ulëseve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore