Bota

Kompania tajvaneze, kontraktore e Apple dhe Tesla, përgjysmon sasinë e prodhimeve në Kinë


Prodhuesi tajvanez i komponentëve energjikë për Apple dhe Tesla, Delta Electronics, ka përgjysmuar sasinë e prodhimeve të saj Kinë.

Kompanitë tajvaneze që prodhojnë kompjuterë, serverë, telefona inteligjentë dhe pajisje të infrastrukturës së telekomit në emër të markave të tilla si Apple, Dell, Google dhe Xiaomi po krijojnë dyqane në Azinë Jug-Lindore dhe Indi.

Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit larg Kinës dhe rritja e kostove të punës në vend po shkakton ndryshim.

Nga prodhimi i komponentëve të energjisë si ventilatorët e ftohjes për kompjuterët notebook, panelet diellorë dhe motorët për makinat elektrike, kompania Delta, raportoi 10 miliardë dollarë xhiro vjetore, 5% më shumë se një vit më parë.

Kompania, në 2019, zhvendosi prodhimin e pajisjeve të saj të teknologjisë së telekomunikacionit në Tajlandë dhe Tajvan. Kjo lëvizje erdhi pasi SHBA-ja, si pjesë e luftës tregtare, vendosi një taksë importi prej 25%-ësh për mallra të prodhuara në Kinë.

Lufta tregtare Kinë – SHBA është një konflikt i vazhdueshëm ekonomik.  Në vitin 2018, presidenti Donald Trump filloi vendosjen e tarifave dhe barrierave tregtare në Kinë. Kjo me qëllimin për ta detyruar atë të bëjë ndryshime në ato që SHBA quan “praktika të padrejta tregtare” dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Në përgjigje të masave tregtare amerikane, qeveria kineze ka akuzuar administratën Trump se është përfshirë në proteksionizëm.

Në 15 Janar 2020, të dy palët arritën një marrëveshje të fazës një, megjithatë tensionet vazhduan.

Ndërsa presidenca e Trump përfundoi në janar të 2021-shit, ekspertët presin që lufta tregtare të vazhdojë nën administratën e presidentit aktual Joe Biden pasi ky i fundit nuk ka plane për t’i dhënë fund masave shtrënguese.

Delta po ndërton gjithashtu katër fabrika të mëdha në Indi. Atje, kompania planifikon të bëjë panele fotovoltaikë dhe pajisje automatizimi për tregun vendas. Ndërsa, pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit do të ikin për eksport.

“Edhe po të mos ekzistonte konflikti SHBA-Kinë, ky i fundit nuk është më një vend i mirë për prodhim”, tha drejtori i Delta-s, Yancey Hai, në një intervistë për gazetën britanike, Financial Times.

Pagat në qytetin jugor kinez të Dongguan janë dhjetëfishuar që në 1992, kur kompania hapi një dyqan atje.

Rritjeve të pagave, kompania është përgjigjur me automatizim. Në linjën e saj më të përparuar të prodhimit, në qytetin lindor kinez të Suzhou, automatizimi gati i plotë ka ulur numrin e punonjësve nga 42 në vetëm tre.

Hai tha se përdorimi i automatizmit do të lejonte kompaninë të diversifikonte edhe më tej gjurmën e saj të prodhimit.

“Në të ardhmen, nëse kemi një linjë më të avancuar automatike, ne mund të hapim një kompani edhe në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore