Shqipëria

Komisioni i Rithemelimit mban zgjedhjet për kryetar të PD-së në 9 degë


Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se po mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së në nëntë degë.

Sakaq, procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe do vijojë deri në orën 18:00.

Dhe nëse do të ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas asaj ore.

Komisioni ka ftuar të gjithë anëtarët e PD-së të atyre degëve të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.

E gjitha, për një “PD më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”.

Kandidatët për kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore