Shqipëria

Kolegji Zgjedhor: Fleta e votimit me numra, BD pa logo partie


Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike (PD) dhe ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Apelimeve dhe Sanksioneve (KAS), nё tё cilin fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do të jetë me numra dhe jo me emër e mbiemër, propozim ky i Komisionerit Shtetëror dhe Partisë Demokratike.

Ndёrkohё padia tjetёr e PD-së lidhur me logon e Partisё Bindja Demokratike (BD) ёshtё aprovuar. Kolegji Zgjedhor vendosi se logoja e re e BD-së ёshtё e ngjashme me atё tё PD-sё duke e hequr nё kёtё mёnyrё nga fleta e votimit.

Partia Demokratike (PD), apeloi ditën e djeshme vendimet e KAS-it lidhur me fletën e votimit dhe logon e Partisë Bindja Demokratike, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

Po ashtu PD-ja ka paditur edhe vendimin për logon e BD, për shkak të ngjashmërisë me të sajën, çka mund të krijonte konfuzion në fletën e votimit.

Partia opozitare ka akuzuar ndërkohë keryeministrin Edi Rama se po përpiqet të manipulojë me çështjen e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër PS-ja ka mbajtur të njëjtin qëndrim për fletën e votimit të 25 prillit, duke thënë se duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit për të nxjerrë më shpejt votuesin, teksa ndikon edhe tek madhësia e fletës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore