Sport

Koeman: Messi është fituesi i topit të artë


Lionel Messi po kalon një prej momenteve më të mira në karrierën e tij.

34-vjeçari argjentinas po shijon pushimet pas fitores në Copa America me shtetin e tij.

Aty, ai shënoi katër herë duke shtuar edhe pesë asistime.

Fitorja e titullit, dhe shpallja si lojtari më i mirë i turneut, i ka rritur shumë rastet e ‘La Pulga’-s për të fituar topin e shtatë të artë.

Por, ëndrra e tij e vërtetë ishte një trofe me kombëtaren, të cilën ai e arriti pas fitores 1-0 ndaj Brazilit në finalen e “Maracana”.

Këtë e bëri të ditur edhe trajneri aktul i klubit katalunas, Ronald Koeman.

“Messi me të vërtetë ëndërronte triumfin në Copa America”, tha Koeman.

“Dhe, pasi ai është futbollisti më i mirë në botë, është i mësuar që të fitoj gjëra”.

Sipas trajnerit holandez, topi i artë i takon Messi-t.

“Për mua, ai është favoriti absolut për të fituar topin e artë”.

“Ai është fituesi i topit të artë, nëse pyetem unë”, mbylli fjalën ai.

Messi është ndër favoritët kryesor për të fituar topin e artë, në garë me Lewandowski-n, Kante-n, Jorginho-n, Ronaldo-n, dhe shumë të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore