Sport

PSG e mbyll vitin 2023 me 110 milionë euro humbje


Paris Saint-Germain e mbylli bilancin më 30 qershor 2023 me një humbje prej 109.8 milionë eurosh, pas humbjes rekord prej 368.7 milionë në vitin financiar deri në 30 qershor 2022.

Sipas të dhënave të bëra publike nga DNCG (drejtoria e kontrollit të ligës profesioniste franceze), klubi parizien mbylli edhe bilancin e fundit me një humbje të rëndë, ndonëse me një shifër më të reduktuar.

Në përgjithësi, në katër sezonet e fundit PSG ka pasur humbje totale prej 827 milionë eurosh, pavarësisht rekordit të ri të të ardhurave gjatë sezonit 2022-23, i cili arriti në 807 milionë euro.

Megjithatë, shifra duhet të bjerë më tej këtë sezon me lamtumirën e lojtarëve “të rëndë” në buxhet, si Lionel Messi dhe Neymar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore