Sport

Dy yje të Girona-s dërgohen me urgjencë në spital pas përplasjes në stërvitje


Juanpe- Yan Couto

Dy yje të Girona-s kishin nevojë për trajtim spitalor pas një përplasjeje të keqe koke gjatë një seance stërvitore.

Braziliani Yan Couto, 21 vjeç dhe qendërmbrojtësi spanjoll Juanpe, 32 vjeç, të dy pësuan dëmtime me trajnerin Michel që tha se situata e tyre “duket e keqe”.

Ai tha: “Yan Couto dhe Juanpe kishin një përplasje mes tyre dhe tani ata janë në spital. Duket keq”.

Megjithatë, një përditësim i mëvonshëm nga Girona, të cilët janë në rrugë për t’u kualifikuar në Champions League pas një sezoni të shkëlqyer në La Liga, tha se dyshja ishin larguar nga spitali.

“Juanpe dhe Yan Couto kanë pësuar një tronditje të rëndë në një aksion të lojës gjatë stërvitjes së sotme, janë dërguar në spital, nga ku tashmë janë liruar”, thuhej në një deklaratë.

Të dy ka të ngjarë të humbasin udhëtimin e së shtunës në Las Palmas pasi respektojnë protokollet shëndetësore.

Girona, e cila është një klub simotër i Manchester City-t nën flamurin e “City Football Group”, është i treti në La Liga pas gjigantëve Real Madrid dhe Barcelona.

Me një diferencë prej 10 pikësh mes tyre dhe Athletic Bilbao-s në vendin e pestë, me gjashtë raunde për të luajtur, Girona ka shanse për të fituar një vend në Champions League për herë të parë.

Në të vërtetë, historia tashmë është bërë për klubin katalanas me fitoren 4-1 të së shtunës së kaluar ndaj Cadiz-it, duke siguruar futbollin evropian për herë të parë ndonjëherë.

Ata tani janë të siguruar për të paktën një vend në Conference League, por duhet të hyjnë në Champions League. Përfundimi i tyre i mëparshëm më i lartë në La Liga ishte i 10-ti.

“Duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi për sezonin e mrekullueshëm që po bëjnë”, tha Michel, i cili ndihmoi skuadrën të ngjitej në ligën më të lartë në 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore