Sport

Juventusi në bisedime të avancuara për Di Gregorio


Michele di Gregorio

Dy gazetat prestigjoze sportive italiane “Tuttosport” dhe “Il Corriere dello Sport”, raportojnë se Juventus-i është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Michele di Gregorio nga Monza.

Gazeta me bazë në Torino, “Tuttosport”, pretendon se Juventus-i është gati t’i ofrojë 26-vjeçarit një kontratë me 3 milionë euro në vit deri në vitin 2029.

Drejtori i bardhezinjëve, Cristiano Giuntoli u takua me Adriano Galliani-n në Milano të mërkurën mbrëma, duke kaluar në rreshtin e parë për portierin italian.

Sipas “Tuttosport”, çmimi i kërkuar i Monza-s është rreth 20 milionë euro, ndërsa “Il Corriere dello Sport” raporton se tarifa e transferimit është pak më e lartë, 25 milionë euro.

“Tuttosport” pretendon se Juventus-i është i gatshëm të përfshijë një lojtar në marrëveshje për të ulur çmimin. Gjigantët e Serie A mund të përfshijnë një produkt të akademisë së tyre apo edhe Mattia Perin, i cili thuhet se ka vendosur të largohet nga Juventus-i për t’u bërë një titullar i rregullt diku tjetër në Serie A sezonin e ardhshëm.

Juventus-i po planifikon ta bëjë Di Gregorio-n portierin e tyre të dytë sezonin e ardhshëm dhe t’i japë atij një vend titullari nga viti 2025 pas largimit të Wojciech Szczesny-t.

“Zonja e Vjetër” mund të përpiqet të shesë gjithsesi polakun këtë verë pasi Tek thuhet se nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me një pagë më të ulët.

Po sipas “Tuttosport”, Giuntoli dhe Galliani diskutuan gjithashtu për Andrea Colpani-n gjatë takimit të tyre të fundit të mërkurën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore