Lajme

Kina do të ndalojë këngët me ‘përmbajtje të paligjshme’ në karaoke


Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Kinë, pritet të krijohet një listë e zezë e këngëve karaoke për t’i ndaluar ato që përmbajnë “përmbajtje të paligjshme” nga vendet e karaokeve në të gjithë vendin duke filluar nga 1 tetori.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se përmbajtja e ndaluar do të përfshijë atë që rrezikon unitetin kombëtar, sovranitetin ose integritetin territorial, shkel politikat fetare shtetërore duke përhapur kultet ose bestytnitë, ose që inkurajon aktivitete ilegale të tilla si lojërat e fatit dhe drogat.

Ministria ka thënë në faqen e saj të internetit se ofruesit e përmbajtjes në vendet e karaokeve do të jenë përgjegjës për auditimin e këngëve, duke shtuar se Kina ka gati 50 mijë pika argëtimi me një bibliotekë muzikore bazë prej më shumë se 100 mijë këngësh.

Dhe se kjo e bën të vështirë për operatorët e lokalit të identifikojnë gjurmët e paligjshmërisë.

Gjithashtu ministria ka zbuluar se i ka inkurajuar ofruesit e përmbajtjes të furnizojnë muzikë “të shëndetshme” në këto vende.

Kjo ka ardhur pasi Kina rregullon dhe pastron përmbajtjen që përfshin dhunën, pornografinë ose komentet politikisht të ndjeshme nga mediat sociale dhe faqet e internetit.

Madje, muajt e fundit ka ndëshkuar transmetimin drejtpërdrejt në platformat video për pritjen e përmbajtjes që ajo e konsideron “shije të ulët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore