Bota

Kim Jong Un pranoi disfatat e qeverisë


Presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong Un, pranoi në Kongresin e parë të pas pësë viteve të Partisë së Punëtorëve, se politikat për rindërtimin e ekonomisë kanë shkaktuar problematika në vend.

Kim Jong Un deklaroi gjithashtu se disfatat janë rrjedhojë e transaksione ndërkombëtare dhe pandemisë.

“Plani ynë pesë vjeçar i zhvillimit ekonomik ka qëlluar shumë larg qëllimeve të tij, pothuajse në të gjithë sektorët. Vendi ynë ka qenë duke luftuar me një seri krizash ndër më të këqijat të para ndonjëherë”, tha Jong Un gjatë hapjes së fjalimit të tij.

Kongresi në të cilin do të miratohet një plan i ri për riorganizimin e partisë dhe rishikimin e politikave, pritet të zgjas rreth pesë ditë.

Gjatë kongresit të fundit të mbajtur në vitin 2016, mbledhja e parë e tillë në 36 vjet, Kim miratoi qëllimet e tij ambicioze pesë-vjeçare ndër të cilat rritje ekonomike dhe ndërtimin e një arsenali bërthamor.

Që kur mori postin e tij pas vdekjes së babait të tij Kim Jong-il, në vitin 2011, Kim ka përshpejtuar programet e ndërtimit të raketave dhe armëve bërthamore. Koreja e Veriut ka kryer së fundmi katër nga gjashtë provat e saj nëntokësore bërthamore, si dhe testimin e fluturimit të tre balistikave ndërkontinentale në 2017.

Mirëpo, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u përgjigj duke vendosur sanksione shkatërruese ekonomike, të cilat ndaluan qymyrin, mineralin e hekurit, tekstilet dhe eksportet e tjera të mëdha të Koresë së Veriut. Për pasojë ekonomia e Koresë së Veriut u tkurr me 3.5%  në 2017 dhe 4.1% vitin e ardhshëm.

Kim komunikoi me Presidentin Trump në 2018, për të hequr sanksionet në këmbim të një çmontimi të pjesshëm të objekteve të tij bërthamore, por tre takimet e zhvilluara nuk arritën të prodhojnë përparim.

Ndërkohë, Kongresi i Partisë po vëzhgohet nga analistë të jashtëm për të marr të dhëna se si Kim mund të rishikojë politikën e tij ndaj Uashington-it nën administratën e ardhshme të Biden./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore