Sport

Katër trajnerët që mund ta zëvendësojnë Inzaghi-n


Koha duket se po mbaron për Simone Inzaghi-n te Interi, i cili me siguri do të jetë pa punë deri në verë, nëse skuadra nuk arrin një ecuri të jashtëzakonshme në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve të ditëve të fundit, Inzaghi-t “i duhet një mrekulli” në Evropë nëse do të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm.

Ai me Inter-in ka marrë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit të tyre, gjë që ka bërë që drejtuesit e klubit ta mendojnë shkarkimin.

Në këtë rast, këtu është një listë e emrave që konsiderohen të trashëgojnë pozicionin e Inzaghi-t sipas “Gazzetta dello Sport”.

Robert De Zerbi

Opsioni i preferuar do të ishte trajneri aktual i Brighton-it, Roberto De Zerbi, i cili ka tejkaluar pritshmëritë në bregdetin jugor anglez që kur mori drejtimin e klubit duke e zëvendësuar Graham Potter-in që shkoi në Chelsea.

Ndihmës drejtori sportiv i Inter-it, Dario Baccin e njeh mirë De Zerbi-n nga koha e tyre së bashku në Palermo dhe tashmë thuhet se ai ka pasur kontakt me trajnerin italian.

De Zerbi është kontraktuar me Brighton deri në verën e vitit 2026, kështu që zikaltrit ka të ngjarë të paguajnë një tarifë të madhe kompensimi dhe të shmangin konkurrencën e Tottenham-it, nëse duan ta bëjnë të tyrin De Zerbi-n.

Antonio Conte

Antonio Conte tashmë është duke u lidhur me një rikthim të mundshëm në Itali, që kur ndërpreu kontratën me Tottenham-in një javë më parë.

53-vjeçari është një opsion i provuar dhe i testuar dhe Inter-i, pasi që ishte pjesë e zikaltërve në sezonin 2020/21, kur edhe e fituan titullin kampion.

Pyetja është, a do të ishin Interi dhe Conte gati për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre që çuan në largimin e trajnerit nga Milano dy vjet më parë?

Megjithatë, duke pasur parasysh që Interi duhej t’i paguante Conte-s një pagë prej 14.5 milionë euro herën e fundit që u ndanë, është e vështirë të shihet që klubi të vazhdojë të shpenzojë në një mënyrë të tillë.

Thiago Motta

Ndoshta një nga opsionet më të përballueshme në treg është Thiago Motta, i cili aktualisht ka pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Bologna-n.

40-vjeçari ka impresionuar gjatë periudhës së tij me klubin e Bologna-s, e cila aktualisht zë vendin e tetë në tabelën e Serisë A.

Motta duket se do të kalojë në një “klub të madh” kur ai përfundimisht vendos të largohet nga “dall’Ara” dhe një lëvizje te Interi mund t’i përshtatet të dyja palëve.

Gjithashtu edhe një gjë që i afron palët, është se Motta në të kaluarën kishte luajtur për një kohë të gjatë për Inter-in.

Diego Simeone

(Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Opsioni “fantazi” sipas Gazzetta dello Sport” është Diego Simeone i Atletico Madrid-it, i cili ka qenë prej kohësh një adhurues i Inter-it dhe nuk e ka fshehur kurrë interesin e tij për të marrë drejtimin e klubit nga Milano.

Rekordi i tij në Evropë, ndërsa në Atletico ka qenë shembullor, qëndrueshmëria e tij në mbrojtje sigurisht që do të ishte një bonus për Inter-in dhe në fund, “El Cholo” e ka dëshmuar veten si një “fitues serial” në Spanjë.

Megjithatë, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2024, Simeone është aktualisht ndër trajnerët më të paguar në futbollin botëror, duke marrë aktualisht rreth 22 milionë euro në sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore