Lajme

Karolina e Jugut rikthen ekzekutimet me pushkatim


Karolina e Jugut është gati të kryejë ekzekutime me pushkatim, tha të premten Departamenti Korrektues i shtetit.

Sipas një njoftimi, zyrtarët shtetërorë rinovuan objektin e ndëshkimit kapital në Institucionin Korrektues Broad River në Kolumbi.

Kjo, sa i takon kapacitetit për të kryer një ekzekutim me pushkatim.

Shteti shpenzoi 53 mijë dollarë për rinovimet dhe tani është “gati të zbatojë një urdhër ekzekutimi me pushkatim nëse i burgosuri zgjedh këtë metodë”.

Karolina e Jugut miratoi legjislacionin vitin e kaluar që kodifikoi ekzekutimin me pushkatim në ligj.

Referuar ligjit, mjeti kryesor i ekzekutimit të Karolinës së Jugut është karrigia elektrike, por janë dhe opsionet e vdekjes me injeksion vdekjeprurës dhe pushkatimit.

Ligji u miratua pas një pauze dhjetëvjeçare sepse shteti nuk mund të blinte ilaçe me injeksion vdekjeprurës, raportoi Associated Press.

Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, 24 shtete kanë autorizuar dënimin me vdekje, ndërsa tre shtete kanë moratoriume.

Tre shtete të tjera lejojnë vdekjen nga skuadra e pushkatimit – Mississippi, Oklahoma dhe Utah, sipas organizatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore