Muzikë

Kanye West i kërkon falje komunitetit hebre në hebraisht pas “shpërthimit” antisemitik “të paqëllimshëm”


Rep artisti, Kanye West i ka kërkuar falje komunitetit hebre për serinë e tij të “shpërthimeve” të “paqëllimta” antisemitike.

Ylli i hitit “All of the Lights” e ka ndarë mesazhin e shkruar tërësisht në hebraisht në Instagram në orët e fundit të ditës së Krishtlindjes.

“Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit hebre për çdo shpërthim të paqëllimshëm të shkaktuar nga fjalët apo veprimet e mia, nuk ishte qëllimi im të lëndoja apo mos respektoja dhe më vjen shumë keq për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar”, thuhej në mesazhin e West, përkthyer nga hebraishtja.

“Unë jam i përkushtuar të filloj nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë për të siguruar ndjeshmëri dhe mirëkuptim më të madh në të ardhmen”, ka shtuar ai.

West, 46 vjeç, e përfundoi shkrimin e tij duke thënë se falja e tij është “e rëndësishme” për të dhe se ai “është i përkushtuar të bëjë ndryshime dhe të promovojë unitetin”.

Akti i kërkim faljes së stilistit Yeezy pason tiradën e tij të fundit antisemitike në Las Vegas në fillim të këtij muaji, në të cilën ai komentoi mbi Donald Trump, Jezusin dhe Adolf Hitlerin.

“Jemi 60 milionë prej nesh në Amerikë, 60 milionë hebrenj në botë”, bërtiti ai në një video të siguruar nga TMZ.

“Kush do t’i bëjë spitalet, megjithatë? Ai është një sionist, Trump. Kjo është ajo që jam përpjekur t’ju them. Jezu Krishti, Hitleri, Ju, palë e tretë, sponsorizoni atë”, pati shtuar ai.

Në fillim të këtij muaji, repe  “Jesus Walks” gjithashtu u dha dëgjuesve një paraqitje të shkurtër të muzikës së tij të re të ardhshme që përfshin më shumë mesazhe antisemitike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore