Sport

Juventus synon transferimin e Jorginho-s


Jorginho mund të jetë i vendosur për një largim nga Stamford Bridge teksa fjalë qarkullojnë se Juventusi po kërkon ta transferojë mesfushorin e Chelsea-t këtë verë.

30-vjeçari raportohet të jetë një objektiv i skuadrës së Massimiliano Allegri-t, me Bianconerët të bindur se mund ta bindin italianin që të kalojë në Torino.

Jorginho ka thënë më parë se ai dëshironte të kthehej në Serie A, por raportet e fundit të pronarit të Chelsea-t Roman Abramovich që dëshiron të shesë klubin mund të nënkuptojnë se lëvizja do të ndodhë më shpejt se sa ishte parashikuar.

Gazeta italiane thotë se Jorginho do të shtyjë për një lëvizje, nëse Blutë merren nga një pronar i ri, dhe kjo do t’i jepte fund një periudhe katërvjeçare me Chelsea-n pasi ai mbërriti në Londrën perëndimore nga Napoli në vitin 2018 për 50 milionë funte.

Jorginho ka pasur 34 paraqitje për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon, dhe nëse italiani kërkon të largohet, skuadra londineze do ta lejojë të transferohet pasi nuk duan ta humbasin atë si transfer të lirë në vitin 2023.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore