Sport

Justin Kluivert huazohet te skuadra e Nice


Futbollisti i Romës, Justin Kluivert, është transferuar te skuadra franceze Nice, në formulën e huazimit.

Nice ka huazuar sulmuesin 22-vjeçar për një sezon, të cilët do të paguajnë në arkat e klubit të Romës, shumën e rreth një milionë eurosh.

Kluivert, gjatë sezonit të kaluar ishte i huazuar te skuadra gjermane, Red Bull Leipzig, por nuk arriti të bindë drejtuesit e klubit që ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, pasi që arriti të shënojë vetëm katër gola dhe një asistim, gjatë 27 ndeshjeve.

Justin Kluivert u transferua te Roma në verën e vitit 2018, nga skuadra holandeze Ajax, për shumën 17.5 milionë eurosh, derisa ai ka kontratë me klubin verdhekuq deri në qershor të vitit 2023.

Mirëpo, edhe te klubi i kryeqytetit italian, Kluivert nuk bindi me paraqitjet e tij, pasi që ka shënuar vetëm nëntë gola në 68 paraqitjet e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore