Lajme

Johnson e përsëritë analogjinë: Putini është si Millosheviçi


Kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson, në një intervistë të premten e 4 marsit, ka thënë se ai pa një “analogji të ngushtë” midis presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, i cili u akuzua për krime lufte, raporton Agence France-Presse.

“Ajo që unë sigurisht besoj është se ka një analogji të ngushtë midis sjelljes së Putin-it dhe viteve të fundit të Slobodan Millosheviç-it. Është shumë interesante që të dy liderët kishin qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë, që të dy kërkonin të forconin pozicionin e tyre të brendshëm dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste”, është shprehur Johnson.

Ndërsa, sa i përket pyetjes se a duhet që Perëndimi të aspirojë ta vendosë këtë kriminel lufte përpara një gjykate ndërkombëtare, si gjyqi i Millosheviç-it apo i Nuremberg-ut?, ai thotë se Sllobodan Millosheviç-i e “identifikoi vendlindjen e nacionalizmit serb, në të vërtetë kombin serb, në Fushë Kosovë, dhe ai e frymëzoi popullin e tij me këtë ide të keqlindur se ai duhej të shpëtohej dhe të çlirohej”.

Sipas kryeministrit britanik, “ekziston një lloj analogjie shumë e ngushtë midis këtij gabimi katastrofik dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievin dhe origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij në Ukrainë”.

“Kur bëhet fjalë për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kjo është një çështje e tyre. Do të duhej të ishte mbledhja e provave. Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërrmuese, armëve me tytë, kjo do të duhet të sillet qartë në Holandë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore