Lajme

Jevtiç: Asociacioni është “çështje ekzistenciale” për serbët


Dalibor Jevtiç

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç, në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është “çështje ekzistenciale” për serbët e Kosovës.

Ai theksoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ne Kosovë “do të ketë fuqi që kanë të bëjnë me ekonominë dhe organizim jetësor”, ndërsa pohoi se ky mekanizëm do të ketë President, Kuvend, organe këto “të cilat do të vendosin për jetën e serbëve në Kosovë”.

“Kushdo që ka diçka kundër kësaj, ka diçka edhe kundër jetëve të serbëve në këto zona. Nuk mund të flisni për Asociacionin në mënyra të ndryshme vetëm se është një temë me të cilët mund të sulmohet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, tha ai.

“Imagjinoni që Prishtina me një vendim tjetër të njëanshëm të shfuqizojë transaksionet e pagesave dhe, Asociacioni parasheh që financimi nga Serbia qendrore të kalojë përmes Asociacionit, dhe kjo është me rëndësi jetike për ne, më lejoni të shtoj edhe kujdesin shëndetësor dhe ekonomik”, shtoi ai.

Çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, derisa më 18 mars në Ohër, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të pajtohen me krejt çfarë u është kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore