Lajme

Jeremiç: Regjimi kriminal i Vuçiçit do të bie, dhe nuk do të përsëritet kurrë më


Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç, është shprehur se “regjimi kriminal” i Aleksandër Vuçiç duhet të bie, dhe se mundësia që kjo për të ndodhur janë vetëm zgjedhjet e 3 prillit, 2022.

“Sidoqoftë, nuk do të jetë e mjaftueshme për ne që vetëm të dalim dhe të votojmë, sepse më shumë jemi ne sesa ata. Mos ëndërroni se do ta festojmë fitoren me tortë dhe shampanjë. Ata shumë mirë e dinë se çfarë kanë bërë, dhe nuk do të jenë të gatshëm të lënë qeverinë. Për këtë arsye ata do të vjedhin, nëse është e nevojshme për ta, edhe me lopatë”, ka thënë Vuk Jeremiç.

Ai shprehet i bindur në fitoren e koalicionit të opozitës së bashkuar, por në të njëjtën kohë ka ngrerë alarmin te votuesit e tij që të jenë në gatishmëri për të mbrojtur vullnetin elektoral edhe në rrugë.

“Mos keni dilema, në mbrëmjen e 3 prillit, do të na duhet të dalin në rrugë për të mbrojtur fitoren tonë, dhe nuk do të kthehemi në shtëpi deri sa të përfundohet kjo gjë. Dhe kur të përfundojë, atëherë vie edhe momenti kur do t’i përmbushim premtimet”, tha ai.

Pavarësisht dallimeve ideologjike, Jeremiç tha se kanë arritur t’i zhbëjnë dallimet me opozitën në një bllok të vetëm garues.

“E keqja që ka kapluar Serbinë, nuk guxon të përsëritet më asnjëherë”, u shpreh ai.

Partia Popullore premton të miratojë një paketë ligjesh dhe rregulloresh për lustracionin, Ligjin për Hetimin e Prejardhjes dhe Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar në mënyrë të Paligjshme, Ligjin për Prokurorinë Speciale për Korrupsionin e Lartë dhe Krimin Politik dhe Ligjin për Prokurimin Publik në 100 ditët e para të zgjedhjes së qeverisë së re demokratike.

“Ligji për profesionalizimin e administratës shtetërore, shërbimeve publike, institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore, si dhe Ligji për konfiskimin e frekuencave kombëtare nga transmetuesit që kanë shkelur standardet e raportimit objektiv dhe të vërtetë,” tha Jeremiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore