Lajme

“Jemi plotësisht gati”, thotë Pentagon-i në përgjigje të kërcënimeve ruse për të përdorur armë bërthamore


Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht komentet “e pamatura” të presidentit rus Vladimir Putin për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Kështu u shpreh sekretari i shtypit i Pentagon-it, gjeneral-brigade Pat Ryder.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi amerikan “CNBC News”.

“Ne jemi plotësisht gati”, tha Ryder tha kur u pyet nëse SHBA-të ishin të përgatitura nëse Rusia vendos të përdorë armë bërthamore.

Ryder shtoi se SHBA-të nuk kishin gjetur shkak për të ndryshuar qëndrimin strategjik bërthamor të Washington-it.

Ai përsëriti gjithashtu se autoritetet amerikane vlerësojnë se Putin nuk ka vendosur ende nëse do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen me vendosmëri çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe i kanë shprehur Moskës “pasojat katastrofike” me të cilat do të përballet.

Kështu deklaroi të dielën e 25 shtatorit, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Jake Sullivan.

Vërejtjet e Sullivan-it përfaqësonin paralajmërimin e fundit amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore