Përballje

Jayson Tatum gjunjëzon treshen fantastike të Brooklyn Nets.


Jayson Tatum në përballje me Kyrie Irving

Në ndeshjen mes Brooklyn Nets dhe Boston Celtics, ishin këta të fundit të cilët triumfuan për fitoren e tyre të parë në playoff-in e këtij sezoni.

Celtics fituan këtë duel titanësh me rezultat 119:125.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë, por, diferenca u bë në çerekun e tretë ku Celtics morën një epërsi prej 12 pikëve.

Ishte Jayson Tatum ai i cili i dha fitoren Celtics pasi pati një performancë të paharrueshme, ku shënoi 50 pikë.

Jayson Tatum në duel me Kyrie Irving dhe James Harden

James Harden dhe Kevin Durant po ashtu kishin performanca fantastike ku 31-vjeçari shënoi 41 pikë dhe Durant përfundoi ndeshjen me 39.

Kjo është humbja e parë e treshes fantastike të Brooklyn në playoff, pasi ata kishin rezultate dominante në dy ndeshjet e para.

Ndeshja e radhës për këto dy skuadra do jetë më 30 maj ku Celtics do provojnë të barazojnë rezultatin e serisë.

Te kjo fitore e Celtics, më të mirët ishin Jayson Tatum me 50 pikë e 7 asistime, Marcus Smart me 23 pikë dhe Tristan Thompson me 19 pikë e 13 kërcime.

Ndërsa te Nets, më të dalluarit ishin James Harden me 41 pikë, 7 kërcime e 10 asistime dhe Kevin Durant me 39 pikë e 9 kërcime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore