Lajme

Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it


Ambasadorët e QUINT-it.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Bashkimit Evropian).

Siç është raportuar nga mediat në Kosovë, takimi mes tyre ka përfunduar por që s’janë bërë të ditura çështjet që kanë diskutuar.

Takimin e fundit me ambasadorët e QUINT-it, Kurti e kishte pasur më 3 prill, ku në këtë takim kishin marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Në këtë takim ishte thënë se e kanë diskutuar në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky takim i krerëve të shtetit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it kishte ardhur disa ditë pasi që është miratuar në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës raporti i raportues për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ndërsa para këtij takimi Kurti kishte diskutuar me ambasadorët e QUINT-it për çështjen e dinarit.

Ky takim ishte zhvilluar në kuadër të takimeve të rregullta me ambasadorët, në qëllim të informimit, diskutimit dhe koordinimit mbi temat të ndryshme aktuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore