Përballje

Java e 25-të në basketbollin kosovar vjen me disa sfida interesante


Java e 25-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll pritet të dhurojë disa ndeshje interesante.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet mes Dritës dhe Prizrenit 16, ku prizrenasit janë favoritë për të triumfuar, pasi kanë 14 fitore dhe dhjetë humbje, kurse gjilanasit kanë 24 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Të shtunën do të zhvillohet një duel interesant mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë 12 fitore e 12 humbje, kurse therandasit 18 fitore e gjashtë humbje.

Një sfidë me mjaft interes është ndërmjet finalistëve të Kupës, Pejës dhe Trepçës.

Pejanët kanë 15 fitore e nëntë humbje, duke u renditur në vendin e tretë, kurse mitrovicasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e dytë.

Përballje me shumë rëndësi është Bashkimi dhe Rahoveci, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë, me Vreshtarët që kanë dy pikë më shumë se prizrenasit.

Bashkimi ka nëntë fitore e 15 humbje, kurse Rahoveci ka 11 fitore e 13 humbje.

Art Motion Superliga – Java 25

E premte

19:00 Drita – Prizreni 16

E shtunë

19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Peja – Trepça

19:00 Bashkimi – Rahoveci

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore