Sport

Japonia, Brazili dhe Meksika janë gjysmëfinalistët e tjerë në futbollin e meshkujve


Japonia, Brazili dhe Meksika janë skuadrat gjysmëfinaliste në futbollin e meshkujve pas Spanjës.

Japonia pasi barazoi pa gola për 120 minuta me Zelandën e Re, arriti të kualifikohet pas gjuajtjes së penalltive.

Vendasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke shënuar katër penalltitë e para, ndërsa zelandezët humbën dy, duke vulosur kështu shifrat në 4-2 për Japoninë.

Në krahun tjetër, Brazili arriti një fitore minimale ndaj Egjiptit 1-0 dhe arriti të kualifikohej më tej.

Korea e Jugut përballë Meksikës ishte ndeshja e fundit çerkfinaliste. Meksikanët arritën të fitonin me rezultatin e thellë 6-3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore