Përballje

Jake Paul qëndron i pamposhtur, nokauton Woodley-n në raundin e gjashtë


Jake Paul e përmbushi premtimin e tij për të nokautuar Tyron Woodley-n në rimeçin e tyre të shtunën mbrëma në Amalie Arena në Tampa. Florida.

Paul e mposhti Woodley-n me një të djathtë të fortë në raundin e 6-të pasi meçi kishte kaluar nëpër pesë raunde goditjesh, një kapje stil MMA dhe shumë përqafime.

Woodley u nokautua fuqishëm pasi Paul e goditi atë pastër me një të djathtë të fuqishme dhe bërtiste te kamera, “Ju thashë se do e nokautoja”.

Pasi 39-vjeçari, Woodley, u ngrit pas disa minutash duke rifituar vetëdijen, ai iu afrua Paul-it për të shtrënguar duart.

Youtuber-i falenderoi ish-kampionin e UFC për pranimin e luftës pas dy javësh njoftim pasi Tommy Fury vendosi të braktiste.

Paul thirri Nate Diaz dhe Jorge Masdival që u larguan nga arena pas goditjes së tij me nokaut. Ylli 24-vjeçar i YouTube thotë se do të luftojë këdo, çdo ditë, në çdo vend.

Jake dukej i qetë dhe i kompozuar gjatë dy raundeve të para, por pasi u godit me bërryl aksidentalisht nga Woodley, Paul filloi të rrjedh gjak për herë të parë në karrierën e tij në boks.

Ndërsa gjaku e ngadalësoi pak Paulin, Woodley nuk arriti të përfitonte nga situata, duke e bërë arbitrin të punonte pafund për të ndarë luftëtarët ndërsa ata vazhdonin të përqafoheshin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore