Sport

Jadon Sancho, objektivi numër një për Liverpool


Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp mund të bëjë një lëvizje për Jadon Sancho nëse Mohamed Salah largohet nga Liverpool këtë verë.

Raportimet në muajt e fundit tregojnë që Salah mund të lëvizë nga Anfield për në Spanjë për të kërkuar një aventurë të re.

Pas qarkullimeve të lajmeve se Salah mund të largohet nga Liverpool, trajneri i “the reds”, Jurgen Klopp po synon lojtarin e Borussia Dortmund, Jadon Sanchon.

Sidoqoftë, humbjet financiare të Liverpool-it si rezultat i pandemisë së koronavirusit do e bënin gati të pamundur ndonjë lëvizje për Sancho.

Megjithatë nëse ata do të grumbullonin fonde duke lejuar Salah të largohej, atëherë ata do të ishin në pozicion për të negociuar për 21-vjeçarin anglez.

Sancho thuhet se është në dispozicion për shumën e 120 milion euro që Dortmund mbajti për Manchester United verën e kaluar. United janë përsëri të interesuar për Sanchon dhe do të mundohen deri në fund që ta marrin talentin anglez para rivalëve të tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore