Bota

Izraeli prezanton i pari pasaportën e imunizimit


Ministria e Shёndetёsisё sё Izraelit ka prezantuar e para pasaportёn e imunizimit. Pasaporta do t’i jepet çdo personi qё ka kryer vaksinёn pas injektimit tё dozёs sё dytё.

Pasaporta e imunizimit apo ndryshme “libreza e gjelbёrt”, siç kanё deklaruar autoritete se do tё quhet nё kёtё vend ёshtё njё lloj certifikate qё konfirmon se personi ёshtё vaksinuar.

Tё gjithë personat qё do të posedojnё kёtё lloj certifikate do tё jenё tё lirё tё udhёtojnё pavarёsisht kufizimeve tё pandemisё.

Ata nuk do tё jenё tё detyruar tё kryejnё testime apo tё hyjnё nё izolim pas kalimit nё zonat e kuqe apo kontaktit me persona tё infektuar.

Megjithatё disa masa tё tilla si mbajtja e maskёs nё vende publike apo shmangia e tubimeve do tё jenё ende valide.

Personat e shёruar qё kanё kaluar sёmundjen nuk do tё pajisen me njё certifikatё tё tillё.

Izraeli ka arritur nё mё pak se njё muaj tё vaksinojё rreth 20% tё popullatёs 72% e personave mbi 60 vjeç thuhet se janё vaksinuar.

Autoritete izraelite kanё planifikuar tё vaksinojnё 5.2 milionё qytetarё nga rreth 9 milionё banorё gjithsej qё ka vendi./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore